04 Janar 2025

Shpaloset programi për konkurrueshmëri “Competitiveness Outlook”

Prishtinë, 16 mars - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami mori pjesë në shpalosje e programit për konkurrueshmëri “Competitiveness Outlook”, i cili është hartuar nga Organizata Evropiane për Bashkëpunim (OECD) dhe që është i hartuar për gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Në fjalimin e saj, ministrja Hykmete Bajrami, fillimisht çmoi punën dhe ekspertizën e OECD-së si një partner i çmueshëm dhe kontribues në lehtësimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejmë në mes vendeve të Evropës Juglindore dhe vendeve anëtare të OECD-së, duke bartur tek ne përvojat më të mira sa u përket politikave për forcimin e sektorit privat dhe rritjes së aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve. 

Ajo, po ashtu theksoi se se Kosova është anëtare aktive e Këshillit për Bashkëpunim Regjional (Regional Cooperation Council), Këshill  i cili u  ofron vendeve të rajonit mbështetje rreth koordinimit të implementimit të objektivave të Strategjisë për Evropën Juglindore 2020, e cila përfshin pesë shtylla, si: rritja e integruar, rritja e zgjuar, rritja e qëndrueshme, rritja përfshirëse (ose Inclusive Growth) dhe qeverisja për rritje (ose Governance for Growth). 

Ministrja Bajrami, më tej rikujtoi se Qeveria e Kosovës po punon me përkushtim në adresimin e të gjitha dimensioneve të Strategjisë së EJL 2020 përmes Programit Kombëtar për Reforma Ekonomike dhe me asistencën e partnerëve tanë, ku kemi arritur rezultate të rëndësishme në secilën shtyllë të Strategjisë në fjalë.    

Po ashtu ajo bëri të ditur kontributin e Qeverisë, duke thënë: “Prandaj, Qeveria jonë është e gatshme të japë kontributin e saj në krijimin e këtij mekanizmi të dialogut dhe bashkëpunimit të nivelit të lartë që do të ndihmojë si një shtytës në çuarjen përpara të qëllimeve tona të zgjerimit të bashkëpunimit në mes vendeve të ndryshme, si dhe forcimin e konkurrencës së ekonomive tona”, njoftoi ajo.

Ministrja Bajrami, më tej theksoi seMTI-ja po planifikon, që në bashkëpunim me donatorët, të lansojë një projekt që ka për qëllim përkrahjen e bizneseve vendore me certifikimin ndërkombëtar të produkteve dhe shërbimeve të tyre në mënyrë që ato të jenë edhe më konkurrente me produktet e importit dhe po ashtu të respektohen në tregjet globale e sidomos ato rajonale dhe evropiane. “Po punojmë në implementimin e Ligjit për Fondin për Garanci Kreditore, të cilin do ta themelojmë së shpejti në bashkëpunim me donatorët e jashtëm, si: USAID, KfW, SECO dhe donatorë të tjerë, që kanë shprehur interesim ta përkrahin këtë institucion të rëndësishëm, i cili do të ndihmojë bizneset në qasjen në financa, si një ndër barrierat e rëndësishme për zhvillimin e biznesit në Kosovë. Fondi, përveç që do të zbusë rrezikun kreditor, do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës, pasi që shumë biznese që e kanë pasur të pamundur të financojnë realizimin e projekteve të tyre zhvillimore, do të ndihmohen nga Fondi përmes mbulimit të rrezikut kreditor të bankave, duke ulur ndjeshëm lartësinë e kolateralit që aplikohet nga bankat komerciale e që konsiderohet si shumë i lartë nga bizneset”,  theksoi ajo.

Në fund të fjalimit ministrja falënderoi OECD-në dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhe ta rikonfirmojë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar ngushtë me OECD-në dhe partnerët tjerë në jetësimin e platformës së bashkëpunimit dhe dialogut të përbashkët që është shumë e rëndësishëm për ekonominë tonë, duke na ndihmuar që ta rrisim nivelin e konkurrueshmërisë dhe bashkëpunimit ekonomik, sidomos tani kur ne jemi duke u përgatitur intensivisht që të fillojmë implementimin e MSA-së, e cila ofron mundësi të shumta për bizneset dhe ekonominë tonë, që kërkon edhe punë të pandalshme në përmirësimin e aftësisë konkurruese të kompanive tona.       

Ndërsa takimi vazhdoj me prezantimin e  studimit “Pikëpamjes se Konkurrueshmerise” nga OECD, raporti në fjalë ka analizuar 15 dimensione të politikave duke u ndërlidhur me Strategjinë për Evropën Juglindore 2020:

Studimi përveç tjerash i thekson çështjet në vijim:

•    Tregtia, vlerëson kornizën e politikave tregtare dhe koordinimi institucional, përfshirë zvogëlimin e procedurave administrative doganore dhe licencave te eksportit dhe arritjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në dhe Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë,
•    Të bërit Biznes, vlerëson thjeshtësimin e procedurave në të berit biznes dhe përmirësimin e kornizës ligjore që ka të bëj me investimet e huaja,
•    Qasja në Financa, vlerëson sistemin aktual bankar, qasjen në informata për kredit dhe kolateral, si dhe kornizën ligjore për mikrofinance dhe lizing,
•    Transport, vlerëson miratimin e strategjisë për siguri rrugore dhe infrastrukture fizike si dhe rregullatorin e hekurudhave,
•    Tatimet, vlerëson pilot kornizën për iniciativat tatimore, rregullat e transferove të çmimeve, bashkëpunimin rajonal në këtë fushë si dhe cilësinë e të dhënave dhe funksionalitetin e organizatës,
•    Shëndetësi, vlerëson kornizën legjislative, si dhe kampanjat e vetëdijesimit për mos-pirjen e duhanit, 
•    Punësimi, vlerëson analizën e shkathtësive të realizuar si dhe strategjinë për ekonomi sociale 
•    Edukimi, vlerëson zhvillimin e kapaciteteve të mësuesve dhe funksionimin e agjencisë për kualitet,
•    Inovacioni, thekson nevojën për miratimin e strategjisë për inovacion, ndërsa vlerëson iniciativën për stimulimin e inovacionit dhe ekzistimin e qendrës për inovacion. 

Studimi i pikëpamjes së konkurrueshmërisë nga OECD realizohet çdo dy vite.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)