25 Dhjetor 2024

Shpalosen objektivat e MTI-së për rregullimin e sektorit të naftës

Prishtinë, 18 janar - Sot, në tryezën e organizuar nga Shoqata e Ndërmarrjeve dhe Qarkullimit të Naftës, Gazrave dhe Lubrifikantëve (SHQNGL), zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaçi, paraqiti prioritetet e MTI-së për industrinë e naftës.

Sipas Thaçit, qasja themelore është orientuar në ngritjen e kontrollit të cilësisë të të gjitha produkteve që përdorën nëpërmjet importit apo dhe prodhimit vendor nga qytetaret e Kosovës.

Më tuje, zëvendësministri Thaçi theksoi se: “MTI prioritet të lartë e ka efikasitetin në kontrollin e cilësisë së naftë por pa u kufizuar edhe me produktet tjera të derivateve, si vajrave, gazrave, vajrave te lëngëzuara etj.; MTI prioritet të lartë e ka bashkëpunimin dhe mbrojtën e barazisë në tregun e naftës dhe mbrojtën e konsumatorit; si dhe MTI prioritet dhe fokus të veçantë e ka koordinimin e të gjithë mekanizmave institucionalë dhe që ndikojnë në avancimin e cilësisë së produkteve të naftës”, bëri të ditur zv.ministri Thaçi.

Po ashtu, ai potencoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e gatshme dhe është duke punuar me efikasitet që aktet nënligjore dhe Ligji për Naftën të avancohet edhe më tutje ashtu që mekanizmat e kontrollit të cilësisë së produkteve të naftës të jenë efektivë dhe që konsumatori të jetë i kënaqur me përdorimin e produkteve që derivojnë nga nafta.


Më tej, zv.ministri Thaçi shtoi se si MTI jemi të vetëdijshëm se ligji aktual i naftës nuk i rregullon dhe nuk i realizon kriteret e tregut të naftë, por në kuadër të këtij aktiviteti jemi duke u angazhuar seriozisht me kompletimin e infrastrukturës ligjore, si ligjin e ri dhe aktet nënligjore me standarde të BE që e rregullojnë njëherë e përgjithmonë këtë fushë me përgjegjësi te madhe, që ndikon edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Pas diskutimeve nga të pjesëmarrësve, që ishin të orientuar në drejtim te MTI-së, z. Thaçi ishte i hapur që t’u përgjigjet shqetësimeve të naftëtarëve.

Takimi u përmbyll që Shoqata e Naftëtarëve t’i adresojë kërkesat në formë të shkruar në drejtim të institucioneve përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)