Shkëmbimi tregtar Serbi-Maqedoni 663 milionë dollarë
Beograd, 3 qershor - Shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Maqedonisë në vitin 2009 është 663 milionë dollarë, prej çka eksporti i Serbisë ka qenë 429.1, ndërsa importi 233.9 milionë dollarë.
Serbia vite të tëra ka pasur suficit në shkëmbimin tregtar me Maqedoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik është në nivelin e kënaqshëm.
Eksportuesit më të mëdhenj serbë në Maqedoni janë Ju es Stil, Svislajon, Tetra pak, Alfa Plam dhe të tjera.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë së Serbisë, tregtinë me Maqedoninë e vështirësojnë barierat doganore, që dalin nga procedurat e komplikuara kufitare, problemet me pranimin e certifikatave për cilësi, si dhe mospërpuethshmëria e standardeve vendore me ato ndërkombëtare dhe mungesën e infrastrukturës adekuate të komunikacionit dhe të tjera.
Gjatë disa viteve të fundit, investimet serbe në Maqedoni arrijnë 40 milionë dollarë.
Investime më të rëndësishme nga Maqedonia në Serbi janë investimet e kompanive për teknologji informatike Sivus në vitin 2008 në Nish në qendrën zhvillimore nga sfera e komunikimeve dhe informatikës, si dhe prodhim dhe zhvillim të softverit.