10 Janar 2025

Shkëmbimet tregtare Kosovë - Slloveni të pa barabarta

Lubljanë, 8 nëntor - Në vazhdën e turneut në Slloveni, delegacioni i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga Agim Shahini, i shoqëruar edhe nga Mirjeta Behluli, ministër këshilltare në Ambasadën e Kosovës në Slloveni, kanë takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Sllovenisë Samo Hribar Miliç.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, e njoftoi homologun slloven lidhur me ecurinë e zhvillimeve ekonomike të Kosovës. Ai tha se AKB-ja është rritur, trend ky i cili po vazhdon dhe kjo është një fuqi e re ndër organizatat më të mëdha biznesore, e cila numëron mbi 10 mijë e 600 biznese.

“Sllogani jonë tradicional është stop prodhimeve të shteteve që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe po prodhimeve sllovene dhe të shteteve që na kanë njohur. Prodhimet e juaja vazhdojnë të konsumohen në Kosovë, por duhet që edhe prodhimet tona të promovohen dhe tu jepet hapësirë më shumë në vendin tuaj. Derisa eksport importi mbetet deficit tregtar i madh dhe i pa barabart në raport mes dy veneve tona,”, tha Shahini.

Sipas tij kriza globale nuk ka lënë pa prekur as Kosovën, por  një shtyllë e fortë e shtetit vazhdon të mbetet sektori privat dhe diaspora jonë e cila po e ngjallë ekonominë.

Kryetari Agim Shahini, shtoi se një problem shqetësues mbetet  liria e lëvizjes, sidomos e bizneseve, e cila po dëmton shkëmbimet tregtare  në mes dy vendeve.  Ai kërkoi intervenimin e kryetarit të OES-it, për të zgjidhur këtë çështje dhe dhënien më të shpejt të vizave për bizneset nga Kosova dhe se përfitimet do të jenë më të mëdha.

Kryetari i AKB-së e njoftoi homologun nga OES-i për dy projektet kryesore të cilat janë të dobishme jo vetëm për shtetin, por edhe për qytetarët e saj: atë të konsumimit të prodhimeve vendore dhe ai i rritjes së punësimit. Sipas tij AKB-ja, ka realizuar 52 marrëveshje të rëndësishme dhe ajo e fundit është me ICPE-në.

Agim Shahini, njoftoi se është duke shqyrtuar mundësinë e hapjes së një zyre në Slloveni dhe  e cila do ti ndihmojë bizneseve të dy shteteve për takime dhe njoftime të ndërsjellta.

Samo Hribar Miliç, kryetari i Odës Ekonomike të Sllovenisë, tha se OES prioritet kanë rritjen e shkëmbimeve tregtare sllovene drejt Kosovës dhe anasjelltas, ka mundësi për të importuar prodhimet nga Kosova drejt Sllovenisë.

“Nuk ka kurrfarë barrierash dhe do të angazhohemi që të mos ketë komplikime, por vetëm zhvillime pozitive.  Shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve nuk janë të barabarta, sidomos nga Kosova dhe nëse nuk ka liri të lëvizjes dhe uar për mumallrave nuk do të ketë as rritje të shkëmbimeve tregtare”, tha kryetarin e Odës Ekonomike të Sllovenisë.

Lidhur me shqetësimet për dhënie të vizave kryetari I OKS-ë premtoi  që kjo çështje të përmirësohet shpejt dhe ndihet keq që delgacioni nga Kosova nuk ëhstë I kompletuar për shkak të vizave. Ai  premtoi se për këtë çështje do të merret vetë personalisht me Qeverinë e Sllovenisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)