Shkëmbimet tregtare Kosovë - Rusi nën minimale
Prishtinë, 17 shtator - Flamuri KosovësTë dhënat e Doganave të Kosovë tregojnë se shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Rusisë janë minimale.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci bën të ditur për Radion Evropa e Lirë, se sa i përket eksportit, Kosova në Rusi gjatë vitit 2013 ka pasur vetëm 2 eksporte, derisa gjatë vitit 2014 nuk është shënuar asnjë eksport.
Sa i përket importit, Stavileci ka theksuar se Rusia ka eksportuar në Kosovë produkte bujqësore si grurë dhe disa produkte të tjera, por që janë në vlera minimale.
Qeveria e Kosovës të mërkurën iu është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Stavileci thekson se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës këto shkëmbime tregtare sado që janë minimale do të ndërpriten.