23 Dhjetor 2024

Shkatërrohen logot e markave tregtare, Nike, Puma, Adidas

Prishtinë 22 korrik - Sot, për herë të parë në Kosovë Dogana shkatërron logot e markave tregtare. Logot e kompanive të mirënjohura Nike, Puma, dhe Adidas, janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe është konstatuar se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale.

Zbulimi i logo-ve është bërë nga oficerët doganor në dy raste, gjatë ekzaminimit të mallrave si dhe  gjatë kontrollimit të udhëtarëve në kanalin e gjelbër në Aeroportin e Prishtinës. Sasia e logove të konfiskuara nga dogana është:

1. Logo të markës tregtare NIKE 18300 copë
2. Logo të markës tregtare ADIDAS 300 copë
3. Logo të markës tregtare PUMA 200 copë

Me kërkesën e bartësit të së drejtës,  logot do ti nënshtrohen procesit të shkatërrimit. Logot shkatërrohen në mbikëqyrje doganore, ku prezent gjatë shkatërrimit janë edhe përfaqësuesit e bartësit  të së drejtës.

Dogana e Kosovës me anë të kësaj komunikate, prapë njofton qytetarët dhe komunitetin e biznesit, se ka fuqi ligjore që të ndërmerr veprime për mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Gjithashtu, inkurajohen bartësit e së drejtave që të aplikojnë në doganën e Kosovës për kërkesën për veprim, me qëllim që të mbrohen produktet e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)