20 Prill 2025

Shkalla e inflacionit rritet për 2.2 për qind

Prishtinë, 15 gusht - Produktet e domosdoshme për jetë u shtrenjtuan për 2.2 për qind ndërmjet periudhës korrik 2011 dhe korrikut të këtij viti. Indeksi i çmimeve të konsumit publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregon se shkalla e inflacionit u rrit për shkak të shtrenjtimit të produkteve që kryesisht kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse për 8.1 për qind, si dhe të nafta e benzina për 4 për qind.

Shtrenjtimi i rrymës njëherësh sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave konsiderohen si ndër indikatorët më të mëdhenj në inflacionin e përgjithshëm vjetor.

Një litër naftë në korrikun e vitit të kaluar kushtonte 5 centë më lirë sesa në korrikun e këtij viti, kur çmimi ishte në kuotën prej 1.29 eurove për një litër.

Po ashtu, si indikator për shtrenjtimin e jetesës është marrë edhe shtrenjtimi i duhanit për 8.6 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, si dhe i mishit në masën prej 3.8 për qind.

Një pako me cigare që merren si mostër nga Agjencia e Statistikave, në verën e vitit të kaluar shitej për 10 centë më lirë sesa këtë verë, përderisa një kilogram mish tanimë kap vlerën mesatare prej 6 eurove apo rreth 20 centë më shtrenjtë.

 Edhe perimet u shtrenjtuan për 6.3 për qind, përderisa gazetat, librat dhe materialet për zyra u shtrenjtuan për 19.5 për qind, shkruan Koha Ditore.

Qumështi, djathi dhe vezët shënuan shtrenjtim të lehtë prej 1.8 për qind, përderisa pemët u shtrenjtuan për 2.7 për qind.

Ndër shtrenjtimit më të larta brenda periudhës njëvjeçare nga Agjencia e Statistikave konsiderohet edhe furnizimi me ujë dhe shërbimet që kanë të bëjnë me vendbanimin, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)