09 Janar 2025

Shitjet me pakicë në Turqi arrijnë në 311 miliardë dollarë

Ankara, 29 janar - Vitin e kaluar tregu i shitjeve me pakicë në Turqi ka shënuar një rritje prej 3,9 për qind duke kapur shifrën e 311 miliardë dollarëve.

Në Turqi vitin e kaluar sektori i shitjeve me pakicë është rritur 3.9 për qind.

Presidenti i kompanisë “Deloitte”, kompania lidere e Industrisë së Konsumit në Turqi, Ëzgyr Jallta në një prononcim tha se në vitin 2013 në tregun global të shitjeve me pakicë u shënua 2.2 për qind rritje dhe u realizuan 6.6 trilionë dollarë shitje.

Ndërsa në tregun e shitjeve me pakicë në Turqi u rrit me 3.9 për qind dhe arriti në 311 miliardë dollarë.

Presidenti i “Deltoitte”, Jallta u shpreh se ndër 250 kompanitë e shitjeve globale me pakicë Turqia llogaritet në listën e markave “BIM” dhe shtoi se në periudhën në vazhdim Turqia do të jetë pjesë e listës së markave “Migros” dhe “LCW”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)