Shitja e makinave në Evropë bie për 9,8 për qind
Bruksel, 17 prill - Në të gjithë tremujorin, regjistrimet e makinave në Evropë, të të gjitha markave, janë ulur me 9,8 për qind.
Regjistrimet e makinave të reja kanë pësuar rënie me 10,2 për qind në muajin mars duke regjistruar kështu muajin e 18-të radhazi në rënie në të gjithë Bashkimin Evropian, me 1,307 milionë njësi, njoftoi sot Shoqëria Evropiane e Prodhuesve të Makinave (ACEA).
Prodhuesi francez, PSA regjistroi një rënie me 16,0 për qind, ndërkohë që regjistrimet e makinave \'\'Renault\'\' janë ulur me 9,6 për qind.
Në të gjithë tremujorin, regjistrimet e makinave në Evropë, të të gjitha markave, janë ulur me 9,8 për qind.