22 Dhjetor 2024

Shitja e makinave në BE regjistron rritje për 87,3 për qind

Bruksel, 17 prill - Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) ka bërë të ditur se shitja e përgjithshme në tregun e makinave në Bashkimin Evropian (BE) është rritur 87,3 për qind në mars krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

ACEA ka publikuar të dhëna të reja mbi shitjet e makinave në vendet anëtare të BE-së për marsin.

Sipas këtyre të dhënave, shitjet e makinave të reja në BE u rritën në 1.062.446 njësi në mars, që është 87,3 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2020.

Në mars të vitit 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave të rrepta, shitjet e makinave të reja ranë në 567.253.

Shitjet e makinave në Itali u rritën me madje 497,2 për qind në mars, 191,7 për qind në Francë, 128 për qind në Spanjë dhe 35,9 për qind në Gjermani krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në 27 vendet anëtare të BE-së, shumica e makinave të reja në mars u shitën në Gjermani. Gjithsej 292.349 makina të reja u shitën në këtë vend muajin e kaluar, pasuar nga Franca me 182.774, Italia me 169.684 dhe Spanja me 85.819 njësi makinash të shitura.

Nga ana tjetër, shitja e makinave të reja në BE u rrit në 2.560.330 në periudhën janar-mars të vitit 2021, që është për 3,2 për qind më shumë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.​​​​​​​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)