23 Dhjetor 2024

Shitja e automobilave në Britani bie në nivel më të ulët në 74 vitet e fundit

Londër, 5 maj - Shitja e automobilave në Britani të Madhe muajin e kaluar ka rënë në nivelin më të ulët në 74 vitet e fundit si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Shoqata e prodhuesve dhe shitësve të automjeteve (SMMT) ka njoftuar se në Britani të Madhe në prill janë shitur katër mijë automjete të reja, që është më së paku nga viti 1946.

Shitja e automobilave në këtë vend muajin e kaluar ka qenë më pak për 97 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Në Britaninë e Madhe vitin e kaluar janë shitur gjithsej 2.3 milionë automobila, ndërsa pritjet për këtë vit janë rreth 1.68 milionë.

Industria e automjeteve është një nga sektorët më të prekur rëndë nga pandemia globale e COVID-19.

Kompanitë e automobilistike po ashtu duhet të pezullonin prodhimin për shkak të masave kufizuese të marra për të luftuar virusin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)