Shitja e automobilave do të ngritet në 69 milionë në 2010
Washington, 29 shtator - Shitja rekorde e automobilave deri në fund të këtij viti mund të rritet deri në nivelin rekord prej 69,6 milionëve, parashikon ekonomisti HIS Automotiv, Naixhal Grifits.
Vitin e kaluar shitja botërore e automobilave dhe automjeteve transportuese u ngjit në 63,8 milionë, lajmëroi agjencia Blumberg.
Njëherit HIS Automotiv e zvogëloi parashikimin për shitjen e automobilave në tregun amerikan për vitin 2010, prej 11,5 milionë në 11,3 milionë automobilë dhe automjete transportuese.
Vitin e ardhshëm shitja e automobilave në SHBA mund të rritet deri në 12,8 milionë, duke iu falënderuar situatës më të mirë në tregun e punës dhe rikonstruimin e besimit të shfrytëzuesve, theksoi Grifits.
Në vitin 2009 në SHBA janë shitur 10,4 milionë automobila, gjë që paraqet rezultatin më të keq prej vitit 1982. Vëllimi mesatar vjetor i shitjes gjatë periudhës 2000 deri në vitin 2007 ka qenë 16,8 milionë ekzemplarë.