06 Janar 2025

Shitja e automjeteve në Europë, më e ulëta në 20 vjet

Bruksel, 19 qershor - Shitjet e makinave evropiane ranë në nivelin më të ulët në 20-vjet në maj teksa papunësia rekord e shkaktuar nga recesioni në eurozonë reduktoi  kërkesën në PSA Peugeot Citroen, Renault, Fiat dhe General Motors.

Shifrat ranë 5.9 për qind në 1.08 milion automjete nga 1.15 milion një vit më parë, deklaroi sot Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave me bazë në Bruksel, ose ACEA.

Shifra ishte më e ulëta për muajin që nga viti 1993, tha Quynh-Nhu Huynh, drejtori i grupit. ACEA përpilon të dhëna për 27-vende  të BE-së plus Zvicrën, Norvegjinë dhe Islandën.

Dorëzimet e Peugeot, Renault, Fiat dhe GM ranë të paktën 10 për qind në rajon muajin e kaluar teksa ulja e çmimeve nuk arriti të ‘joshë’ blerësit. Udhëheqësit politikë evropianë po kërkojnë mënyra për të ‘rigjallëruar’ ekonominë e tkurrur të rënduar nga kriza e borxheve kombëtare, me papunësinë në 17 vendet që përdorin euron, e cila arriti në 12.2 për qind gjatë muajit prill.

“Ne duhet të presim të paktën pesë vjet derisa tregu i makinave të rimëkëmbet vërtet\", tha Ferdinand Dudenhoeffer, drejtor i Qendrës për Hulumtime Automobilistike në Universitetin e Duisburg-Essen në Gjermani. Kjo do të thotë se kriza e borxhit në Evropën Jugore do të thellohet dhe do të zgjasë’ për pak kohë.

Drejtuesit e industrisë së makinave parashikojnë që tregu evropian i makinave do të ‘tkurret’ për të gjashtin vit radhazi në vitin 2013, me një rimëkëmbje të mundshme duke filluar nga tremujori i fundit. Maxime Picat, kreu i markës Peugeot, përsëriti parashikimin në 22 maj se shitjet e industrisë në Evropë do të bien 5 për qind këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)