Shitja e arit në bursën e Stambollit hapet me botën
Stamboll, 30 prill - Falë projektit Gold Takas, që u jetësua nga kompania Troy Kiymetli Maden, një nga ndërmjetësuesit më në zë për mineralet e çmuara, Tregu i Mineraleve të Çmuara dhe Gurëve të Çmuar të Bursës së Stambollit dhe Kapaliçarshija janë hapur edhe për investitorët e huaj.
Investitorët vendas dhe ata të huaj, të cilët hapin llogari në sistem nëpërmjet projektit Gold Takas, që është plotësisht i integruar me Bursën e Stambollit, do të mund të bëjnë drejtpërdrejt shit-blerje fizike të produkteve të arit, argjendit, platinit dhe paladit.