20 Prill 2025

Shitet diamanti për 21 milionë dollarë

Gjenevë, 14 nëntor - Diamanti i famshëm i Archduke Josephit është shitur gjatë një ankandi në Gjenevë për 21.48 milionë dollarë.

Çmimi i shitjes ishte shumë më i lartë sesa ai prej 15 milionëve që pritej të shitej, ndërsa trefish më i lartë sesa çmimi i blerjes gjatë një aksioni të mëhershëm, pothuajse para dy dekadash.

Diamanti prej 76.02 karatësh, me ngjyrë dhe qartësi të përsosur, vjen nga minierat e lashta të Golcondas në Indi.

Ai fillimisht i takonte Archduke Joseph-it të Austrisë (1872-1962), një princi të linjës hungareze të Habsburgëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)