Shiten dy maja të Alpeve austriake
Vjenë, 10 qershor - Mediat austriake raportojnë se qeveria shpreson që të fitojë 121 mijë euro nga shitja e dy majave të malit në Alpet tiroleane.
Agjencia për administrimin e patundshmërive në vend ka shpallë në faqen e saj të internetit se po shitet maja Groser Kinigat e lartë 2 600 metra dhe Roskopfi, që gjenden në kufirin italian.
Xhozef Auserleçner, drejtuesi i fshatit Kartitsç, fshatit afër maleve, është cituar të ketë thënë se komuniteti i tij është i interesua ti blejë.
Në Greqi po shiten ishuj. Në Austri majat e malit, ka thënë ai.
Administrata e patundshmërive ka thënë se maja e dy maleve, ofron një nga pamjet më piktoreske në këtë pjesë të Alpeve.