04 Janar 2025

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Pronësisë Intelektuale

Prishtinë, 26 prill - Për nder të organizimit të Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale të mbajtur në Kosovë, Dogana e Kosovës në konferencën e organizuar nga MTI dhe MKRS ka prezantuar progreset e arritura deri më tani në këtë fushë.

Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishin zyrtarë të lartë qeveritar, përfaqësues të ndryshëm të institucioneve, autorët, mediat, bizneset etj.

Me qëllim të vetëdijesimit të publikut Dogana e Kosovës ka ekspozuar mostrat e produkteve të konfiskuara, produkte këto që cenojnë të drejtën e pronësisë intelektuale. Produktet e falsifikuara ishin të ekspozuar gjatë ditës në Sheshin “Nëna Tereza” me qellim që të informohen më për së afërmi qytetarët, për rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe rrezikun që mund tu shkaktohet nga këto produkte. Gjithashtu, për qytetarët janë shpërndarë broshurat, me informatat bazike për rolin e Doganës në mbrojtje të pronësisë intelektuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)