10 Janar 2025

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Akreditimit

Prishtinë, 16 qershor - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Akreditimit, Drejtoria e Akreditimit e Kosovës (DAK), që vepron në kuadër të Ministrisë së tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka organizuar një takim solemn për këtë ditë, duke ndarë edhe certifikata të akreditimit për Trupat e Vlerësimit të Konformitetit (TVK).

Me këtë rast, këshilltari i ministrit të MTI-së, Lulzim Demolli, theksoi se Akreditimi është pjesë përbërëse e Sistemit të Infrastrukturës së Cilësisë në një vend, për të siguruar se të gjitha pjesët e Sistemit të Infrastrukturës së Cilësisë operojnë sipas standardeve përkatëse me anë të vlerësimit të kompetencës së Trupave të Vlerësimit të Konformitetit.

Ai më tej shtoi: “Në kuadër të politikës së tregut të lirë, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në vendosjen e drejtë të kritereve dhe standardeve teknike për produkte dhe shërbime, të përcaktuara me marrëveshje tregtare dhe legjislacion të harmonizuar me BE-në, si dhe krijimin e mekanizmave adekuat dhe me kompetence për zbatimin e tyre. Me këtë do t’i mundësohet Republikës së Kosovës që të ngritë konkurrencën në tregun vendor dhe të jashtëm: të eliminojë barrierat e mundshme tregtare, të sigurojë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të konsumatorit dhe mjedisit, si dhe të bëhet pjesë e integruar e organeve ndërkombëtare”, theksoi Demolli.

Po ashtu, drejtori i Përgjithshëm i DAK, Osman Hajdini, theksoi se Drejtoria e Akreditimit e Kosovës (DAK) është i vetmi Organ Kombëtar i Akreditimit dhe i njohur me ligj për të vlerësuar kompetencën teknike të Trupave për Vlerësim të Konformitetit në përputhje me standardet përkatëse ndërkombëtare, që kryejnë aktivitete të tilla si: testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim qofshin në sektorët publikë apo privatë, të fushës vullnetare apo të detyrueshme.
Drejtori Osman Hajdini, në mes tjerash, ka shtuar : DAK për të qenë sa më transparente dhe i pavarur në marrjen e vendimeve, brenda strukturës së saj,  ka Këshillin Profesional të përbërë nga 11 anëtarë të institucioneve publike dhe bizneseve, si dhe Këshillin e Akreditimit, i cili është i përbërë ekskluzivisht nga ekspertë teknikë.

Këto dy organe janë këshilluese, ku Këshilli Profesional miraton planin vjetor dhe e sugjeron dhe e ndihmon në aktivitetet e DAK-së, Këshilli i Akreditimit, prej 7 anëtarësh, është Këshill teknik dhe bënë kontrollimin e dosjeve të vlerësimit pas kryerjes së procedurave të vlerësimit dhe në fund jep rekomandimin për dhënien apo jo të akreditimit të një TVK-je”, theksoi Hajdini.

Një prezantim për të arriturat e DAK gjatë periudhës njëvjeçare e bëri Ibush Luzha, udhëheqës i Drejtoratit të Akreditimit dhe Zhvillimit në kuadër të DAK-së, i cili tha:

“Me vlerësim të konformitetit  garantohet lëvizja e lirë e mallrave pa pasur nevojën e ri-testimit, apo ri-kalibrim në laboratorët e vendit ku hyn . Në këtë mënyrë bazuar në parimin “një produkt i  testuar njëherë, pranohet kudo” realizohet qëllimi për lëvizjen e lirë të produkteve me minimumin e kostove”, theksoi Luzha, duke bërë të ditur se kjo krijon lehtësira për bizneset pasi qarkullimi i produkteve garantohet pa kosto bazuar në parimin “një testim, një certifikim, një akreditim”.

Në fund të kësaj konference iu dhanë certifikata të akreditimit të TVK-ve të akredituara 8 laboratorëve testues dhe 2 trupave inspektuese, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)