Shefat e financave zotohen për rimmëkëmbjen e tregtisë globale
Washinton, 9 tetor - Shefat ndërkombëtarë të financave u zotuan për "rezistencë kundër çdo forme proteksionizmi", duke theksuar angazhimet e tyre për ripërtëritjen e tregtisë globale si një masë thelbësore për rritjen globale.
"Ekonomia globale ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga globalizimi dhe ndryshimi teknologjik. Megjithatë, e ardhmja kërcënohet nga politika si proteksionizmi dhe reformat e zvarritura," deklaroi FMN-ja.
\"Riafirmojmë angazhimin tonë për të frenuar çdo formë të proteksionizmit dhe të nxisim zhvillimin e tregtisë globale si një masë tepër e rëndësishme për rritjen e ekonomisë botërore,\" deklaroi Komiteti Financiar e Monetar i FMN-së.