10 Janar 2025

SHBA vendosë taksa anti-dumping për telat nga Kina dhe Meksika

Washington, 4 qershor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin taksa anti-dumping për telat e çelikut nga Kina dhe Meksika, u bë e ditur të martën nga Departamenti amerikan i Tregtisë.

Industria amerikane është \"dëmtuar materialisht\" nga importet e çelikut nga Kina dhe Meksika dhe për këtë \"Departamenti amerikan i Tregtisë ka përcaktuar se produktet janë shitur më poshtë se vlera e tyre reale,\" sipas një vendimi të formës së prerë nga Komisioni amerikan i Tregtisë Ndërkombëtare (USITC).

Sipas vendimit Departamentit të Tregtisë, prodhuesit dhe eksportuesit kinezë dhe meksikanë që kanë shitur pajisje kompjuterike në tregun amerikan do të përballen me taksa anti-dumping që varojnë respektivisht nga 31.40 për qind deri në 35.31 për qind dhe 9.99 për qind.

Shtetet e Bashkuara importuan vitin e kaluar tela çeliku për pajisje kompjuterike nga Kina në një vlerë prej 31.1 milionë dollarësh amerikanë, sipas Departamentit të Tregtisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)