ShBA vendos tarifa të larta mbi produktet e çelikut e të aluminit të BE-së, Kanadasë e Meksikës
Washington, 1 qershor - Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross u shpreh të enjten se, që nga 1 qershori, ShBA-ja do të vendosë tarifa përkatësisht 25 % e 10 % mbi produktet e çelikut e të aluminit të prodhuara nga Bashkimi Europian, Kanadaja e Meksika.
Ross tha se presidenti amerikan Donald Trump ka marrë vendim për të mos zgjatur më përjashtimin nga tarifat mbi produktet e çelikut e të aluminit të prodhuara nga këto tre ekonomi.
Sekretari amerikan i Tregtisë bëri të ditur se ShBA-ja ka arritur konsensus me Argjentinën, Australinë e Brazilin për kufizimin e eksportit të produkteve të çelikut e të aluminit të tyre në ShBA.
Ai shtoi njëkohësisht se qeveria e Trump-it pret të vazhdojë bisedimet tregtare me BE-në, Kanadanë e Meksikën.