26 Dhjetor 2024

SHBA, ulen shqetësimet në lidhje me tregun e punës

Washington, 4 maj - Kërkesat për ndihmë sociale të personave të papunë ranë ndjeshëm javën e kaluar, gjë që mund të ndikojë në uljen e shqetësimeve  në lidhje me tregun e punës në ekonominë më të madhe të botës.

Departamenti amerikan i Punës njoftoi se 365 mijë persona që kanë humbur vendet e punës kanë bërë kërkesë për ndihmë sociale, ose  27 mijë më pak se javën e kaluar.

Kjo ishte rënia më e madhe javore në për aplikimet fillestare për asistencë social në në gati një vit.

Kërkesat për asistencë sociale kanë shënuar rritje në javët e fundit  duke ngritur frikën se punëdhënësit pushonin njerëzit nga dhe se punësimi i personave tjerë po ngadalësohej.

Ky raport javor vjenë një ditë para raportit të rëndësishëm mujor të qeverisë mbi normën e papunësisë në nivel kombëtar për muajin prill dhe numrin e vendeve të reja të punës që ka shtuar ekonomia amerikane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)