25 Dhjetor 2024

SHBA, shtohen shitjet gjatë festave të fundvitit

New York, 31 dhjetor - Konsumatorët amerikanë ndoshta janë duke u ndjerë më optimistë lidhur me ekonominë. Indeksi Kombëtar i Besimit të Konsumatorëve u rrit thuajse me 10 pikë në dhjetor, duke arritur në shifrën 64,5 për qind, niveli më i lartë që nga muaji prill.

Ndjenja e optimizmit duket se ka të bëjë me blerjet për Krishtlindjet e këtij viti, që kanë shënuar rritje

Ulja e madhe e çmimeve dhe zgjatja e orareve të dyqaneve në ditët e pushimeve ka tërhequr turma të mëdha njerëzish nëpër qendrat tregtare këtë vit.

Dhe në kushtet kur Krishtlindja këtë vit qëlloi ditën e dielë, blerësit u kthyen sërish në qendrat tregtare për atë që cilësihet Mega Monday, E Hëna e Madhe. Blerësit me eksperiencë thonë se kjo është periudha më e mirë e vitit për ata që duan të blejnë mallra me çmime të ulëta.

Federata Kombëtare e Shitjeve parashikon një rritje prej 3,8 për qind në shitjet gjatë pushimeve, një rritje kjo prej 1 për qind nga sa ishte parashikuar fillimisht, që kap vlerën e 469 miliardë dollarëve.

Ekspertët e shitjeve thonë se blerësit mund të presin ulje të mëdha gjatë ditëve të fundit të vitit, ndërsa shitësit pastrojnë inventarët e tyre. Mike Gatti i Federatës Kombëtare të Shitjeve thotë se java pas Krishtlindjes zakonisht është edhe periudha më e mirë për të kthyer mallrat e blear, apo dhuratat, që zakonisht kapin shifrën e 47 miliardë dollarëve këtë vit.

Konsumatorët po ashtu mund të presin radhë edhe më të gjata në disa dyqane, ndërsa shumë vetë vijnë për të blerë me kartat-dhuratë me vlerë monetare, që i shtojnë miliona dollarë të tjerë ekonomisë amerikane.

Ata që duan të shmangin radhët e gjata preferojnë të blejnë në internet.  Shitjet në internet janë rritur me më tepër se 16 për qind, ndërkohë që është rritur shumë numri i blerësve përmes telefonave të teknologjisë së fundit, smartphones. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)