27 Dhjetor 2024

SHBA, shtohen 163 mijë vende të reja pune

Washington, 4 gusht - Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u përmirësua dukshëm në korrik, edhe pse niveli i papunësisë u rrit.
 
Qeveria njoftoi sot se gjatë muajit të kaluar u shtuan 163 mijë vende të reja pune, pas tre muajsh shifrash negative që nga shkurti.
 
Por megjithë shtimin e vendeve të punës, niveli i papunësisë u rrit në 8 presje 3 përqind në korrik nga 8 presje 2 që ishte dy muajt e fundit.
 
13 milionë amerikanë mbeten të papunë. Rritja e ekonomisë më të madhe të botës u ngadalësua në muajt prill-qershor me një rritje vetëm 1 presje 5 përqind.
 
Gjendja e ekonomisë është bërë një çështje madhore në fushatën presidenciale amerikane me sfiduesin republikan Mitt Romney fajëson presidentin Obama për ritmin e ngadaltë të mëkëmbjes.
 
Zoti Obama thotë se politikat republikane që ishin në fuqi para se ai të merrte postin në vitin 2009 kontribuan ndjeshëm në recesionin që pasoi dhe në përparimin e dobët ekonomik gjatë viteve të fundit.

Romney e cilësoi rritjen e nivelit të papunësisë si një goditje të rëndë për familjet e klasës së mesme dhe tha se Amerika ka më tepër mundësi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)