SHBA: Sanksione për ata që blejnë naftë nga ISIS
Washington, 24 tetor - Shtetet e Bashkuara mund të imponojnë sanksione ndaj çdokujt që ble naftë nga militantët e grupit ekstremist, ISIS.
Nënsekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, David Cohen, tha sot gjatë një fjalimi në Uashington se administrata amerikane po e intensifikon fokusin e saj në shkatërrimin e financimit të ISIS.
Cohen tha se nafta është burimi kryesor i financimit të ISIS. Militantët e ISIS kanë okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri dhe Turqia është blerësja kryesore e naftës së grabitur të Irakut dhe Sirisë.