10 Janar 2025

SHBA: Rritet vlera e patundshmërive

New York, 6 qershor - Rritja e tegjeve të aksioneve dhe çmimet e patundshmërive e kanë rritur pasurinë e familjeve amerikane në lartësi rekorde në tre muajt e parë të këtij viti.
 
Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë vonë se vlera e pasurive të familjeve është rritur për 1500 miliardë dollarë, në tremujorin e parë, duke arritur në 81 800 miliardë dollarë.
 
Janë rritur edhe sasitë në xhirollogaritë, fondet e planeve pensionale dhe kursimet pensionale.
 
Të dhënat e Rezervave Federale nuk janë të harmonizuara me rritjen e populaltës ose me inflacion.
 
Rritja e pasurisë ka shkuar kryesisht te amerikanët e pasur: afërsisht 10% e patundshmërive kanë fituar 80% të aksioneve, raporton AP nga Uashingtoni.
 
Prej se ka përfunduar tremujori i parë, tregjet e aksioneve dhe çmimet e shtëpive janë rritur mëtutje, duke e shtuar edhe më tepër pasurinë e pronarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)