SHBA: Rritet besimi i konsumatorëve
Washington, 1 dhjetor - Disa raporte ekonomike në Shtetet e Bashkuara tregojnë se në muajin nëntor besimi i konsumatorëve u rrit.
Raporti i sotëm nga Bordi i Konferencave, një grup biznesi, tregon se optimizmi i konsumatorëve për ekonominë arriti kulmin në pesë muaj gjatë nëntorit.
Megjithatë, ky besim është ende nën nivelin që duhet të ishte në një ekonomi të shëndoshë.
Ekonomistët e ndjekin me vëmendje besimin e konsumatorëve meqenëse kërkesa e tyre nxit pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik.
Raporte të tjera tregojnë se çmimet e shtëpive u rritën me ritmin më të ulët në tetë muaj gjatë nëntorit, ndërsa aktiviteti i biznesit në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara pati rritje.