SHBA: Rriten shitjet me pakicë
Washington, 16 nëntor - Shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u rritën më ngadalë gjatë tetorit, duke i dhënë një shtytje të vogël besimit të konsumatorëve, që është motori i ekonomisë amerikane.
Njotimi i së martës i Departamentit të Tregtisë, ve në dukje se shtimi i shitjeve u rrit me 0.5 përqind në tetor, një shifër kjo më e ulët se një muaj më parë.
Konsumatorët kanë shpenzuar më shumë për mallra elektronike, pajisje elektro-shtëpiake dhe materiale ndërtimi.
Shpenzimet e konsumatorëve janë frenuar nga rritja e vogël ekonomike dhe papunësia e lartë, që gjatë dy viteve të fundit ka qënë 9 përqind ose më shumë.
Një raport tjetër tregon se inflacioni u zbut disi gjatë tetorit, ndërsa çmimet e mallrave me shumicë u ulën 0.3 përqind.