29 Dhjetor 2024

SHBA, Rezervat dhe çmimi i naftës, kanë shënuar rënie

New York, 25 dhjetor - Rezervat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ashtu si edhe çmimi i naftës, kanë shënuar rënie, për shkak të shqetësimeve në rritje se politikanët amerikanë nuk do të mund të arrijnë marrëveshje për të shmangur krizën e “tatëpjetës fiskale”.

Tashmë ka mbetur më pak se një javë para fundit të vitit 2012, kur është edhe afati i fundit për Shtëpinë e Bardhë dhe ligjvënësit që të pajtohen për planin buxhetor.

Nëse nuk arrihet kurrfarë marrëveshjeje, do të hyjë automatikisht në fuqi një seri e shkurtimeve të shpenzimeve dhe e rritjes së taksave në vlerë prej 600 miliardë dollarësh, që ndryshe njihet si “tatëpjetë fiskale”.

Ekonomistët thonë se një gjë e tillë do të bënte që ekonomia më e madhe në botë të rikthehet në recesion.

Presidenti Barack Obama dhe liderët e Kongresit ndodhen aktualisht në pushimin e Krishtlindjes dhe nuk priten të kthehen në Uashington deri të enjten.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)