27 Dhjetor 2024

SHBA pro tregëtisë së lirë

Washington, 19 mars - Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin tha se takimi i ministrave të financave të Grupit të Njëzetëshes të shtunën, ishte i suksesshëm pavarësisht se ministrat nuk arritën një marrëveshje për të kundërshtuar plotësisht proteksionizmin tregtar.

\"Largohem me besimin se unë dhe kolegët e mi do të arrijmë të punojmë në partneritet për të konsoliduar dhe nxitur rritjen dhe stabilitetin financiar”, tha ai

Duke iu referuar përkushtimit të President Donald Trump ndaj kompanive dhe punonjësve amerikanë, Mnuchin doli kundër ministrave të tjerë dhe praktikisht e hoqi ndalimin e proteksionizmin nga deklarata e përbashkët në mbyllje të takimit të nivelit të lartë.

Megjithatë Mnuchin tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë në tregëtinë e lirë.

“Ne besojmë në tregëtinë e lire, jemi një nga tregjet më të mëdha në botë, jemi një nga partnerët më të rëndësishëm tregëtarë në botë”, tha Mnuchin.

Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara duan të rishikojnë disa nga marrëveshjet, duke folur konkretisht për NAFTA-n.

Vende të tjera të fuqishme nuk u dhanë rëndësi mosmarrëveshjeve mes vendeve.

\"Nuk është e vërtetë që nuk ramë dakord. Është krejtësisht e qartë se ne nuk jemi për proteksionizëm”, tha Wolfgang Schaeuble, ministër financash i Gjermanisë ku u mbajt takimi.

Por ai shtoi, pa përmendur ndonjë vend me emër se “ndoshta ndonjë nga shtetet e rëndësishme anëtare duhet të krijojë një ide se si funksionon bashkëpunimi ndërkombëtar”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)