SHBA premton lehtësimin e eksportit në Kinë
Washington, 12 maj - Është mbyllur me sukses raundi i tretë i \"Dialogut Strategjik Ekonomik\", midis Kinës dhe SHBA-së. Zv-kryeministri kinez, Wang Qishan, e konsideroi të suksesshëm dialogun.
\"Pala amerikane premtoi të lehtësojë kontrollin e eksportit të pajisjeve të teknologjisë së lartë në Kinë\", tha Wang.
Raundi i tretë i \"Dialogut Strategjik Ekonomik\", u mbyll në Uashington më 10 maj. Në përfundim të bisedimeve, zv-kryeministri kinez, Wang Qishan, tha se të dyja palët biseduan për shumë probleme, kryesisht lidhur me bashkëpunimin ekonomik dypalësh.
\"SHBA premtoi të njohë në mënyrë të gjithanshme statusin e ekonomisë së tregut në Kinës\", tha Wang.