26 Dhjetor 2024

SHBA: Pakësohen shitjet e shtëpive të reja

New York, 25 prill - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin mars u pakësuan shitjet e shtëpive të reja, por megjithatë, ato ishin më të larta se në muajt e fundit të 2011-ës.

Departamenti i Tregtisë tha se gjatë muajit mars amerikanët blenë shtëpi të reja me një ritëm vjetor pak më të lartë se tremujorin e katërt të vitit të kaluar, por më pak se sa shifra të cilën analistët e konsiderojnë si shenjë për një treg të shëndetshëm.

Tregu i shtëpive në Shtetet e Bashkuara është ndoshta pjesa më e brishtë e ekonomisë amerikane, më e madhja në botë.

Miliona pronarë shtëpish, shumë prej tyre të papunë për shkak të krizës, i kanë humbur shtëpitë, që kanë kaluar në pronësinë e bankave, për shkak se pronarët nuk kanë qenë të gjendje të shlyejnë pagesën mujore.

Edhe interesat e ulëta në nivel rekord, nuk kanë ndikuar sa duhet në shitjen e shtëpive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)