SHBA nuk ka lehtësuar kufizimet ndaj eksporteve në Kinë
Shangai, 26 mars - Ambasadori i ShBA-së në Kinë Luo Jiahui foli në Shangai lidhur me problemin e kufizimeve ndaj eksporteve amerikane në Kinë.
Të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës u tha gazetarëve se pala kineze përshëndet të gjitha masat e palës amerikane në favor të zgjerimit të tregtisë së teknologjisë së lartë, por deri tani nuk pa parë ende veprime thelbësore nga ShBA-ja në këtë drejtim.
Ky zëdhënës u shpreh gjithashtu se Kina shpreson që pala amerikane do të mbajë premtimet dhe të ndryshojë qëndrimin diskriminues ndaj Kinës e do ta trajtojë atë në mënyrë të barabartë gjatë procesit të reformës së administrimit të eksporteve.
Kjo do të jetë në të mirë të zgjerimit të tregtisë dypalëshe dhe përputhet me interesat e të dy vendeve.