SHBA normalizon marrëdhëniet tregtare me Rusinë
Washington, 15 dhjetor - Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi sot legjislacionin që normalizon marrëdhëniet tregtare me Rusinë, ndërkohë që vendos sanksione mbi zyrtarët rusë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.
Senati e miratoi projekt-ligjin javën e kaluar dhe tre javë më parë ai u miratua edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ligji kombinon dy masa të veçanta në një të vetme.
Pjesa e parë heq kufizimet që datojnë në epokëne Luftës së Ftohtë. Ligji normalizon gjithashtu tregëtinë me Moldavinë. Pjesa e dytë u mohon vizat dhe ngrin asetet bankare të zyrtarëve rust ë dyshuar si shkelës të të drejtave.
Ligji merr emrin e Sergei Magnitsky, një 37 vjeçar avokat rus kundër korrupsionit i cili vdiq në burg në vitin 2009 pasi zbuloi atë që e quajti një rrjet criminal të zyrtarëve që vodhën 250 milion dollarë në taksa.
Legjislacioni është hartuar për të vënë në shënjestër zyrtarët rus të përfshirë në arrestimin dhe vdekjen e zotit Magnitsky.
Pjesa që trajton të drejtat e njeriut nxiti opozita nga Rusia, me presidentin Vladimir Putin që e cilësoi atë si armiqësor dhe të politizuar duke premtuar se Rusia do të japë përgjigjen e duhur.