29 Dhjetor 2024

SHBA: Negociatat për borxhin pa rezultat

Washington, 3 dhjetor - Konfrontimi  mes administratës Obama dhe republikanëve në Kongres për një plan për  uljen e deficitit për të parandaluar ngritjen automatike të taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve federale që do të hynë në fuqi më 1 janar.

Zëri i Ameriks, njofton nga Washingtoni se askush nuk jep garanci se mund të arrihet në marrëveshje para skadimit të afatit para fundit të vitit.

Tani që kanë mbetur vetëm katër javë nga ky regjim shtrëngues që mund të godasë ekonominë delikate amerikane, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Xhan Bojner, pranoi se Shtetet e Bashkuara mund t’i shpëtojnë në fakt “katastrofës fiskale”.

\"Ekziston një shans i mirë. Unë jam i vendosur të zgjidh problemin e borxhit tonë”.

Bojner foli në programin televiziv Fox News Sunday.  Në të njejtin program, sekretari i Thesarit, Timothi Gajtner, u pyet nëse ai do të garantonte një marrëveshje para 1 janarit.

\"Jo, nuk mund ta premtoj atë. Ai është një vendim në dorë të republikanëve”.

Javën e kaluar, zoti Gajtner u takua me udhëheqësit e Kongresit për të paraqitur planin e administratës Obama për të shmangur katastrofën fiskale. Propozimi përmand ngritjen e taksave për të pasurit, shtimin e shpenzimeve në infrastrukturë, kompensimeve federale të papunësisë, uljen e kostos së kujdesit shëndetësor për pensionistët, duke shfrytëzuar kursimet nga përfundimi i luftës në Afganistan.

“Ajo nuk ishte një ofertë serioze”.

Kryetari Bojner tha se plani i administratës parashikon shkurtime të mëdha taksash dhe jo shkurtime reale shpenzimesh.

\"Presidenti po kërkon të ardhura shtesë prej 1.6 trilionë dollarësh gjatë 10 vjetëve të ardhëshme. Ai parashikon shpenzime stimuluese që i kapërcejnë shkurtimet e reja të taksave që ai është i gatshëm të shqyrtojë. Nëse do t’i jepnim presidentit 1.6 trilionë dollarët që kërkon, çfarë do të bëjë ai me to, do t’i shpenzojë. Kjo është çfarë bën Uashingtoni”.

Sekretari Gajtner u përgjegj se nëse repulikanët kanë një variant më të mirë, ata duhet

\"Në se republikanët duan të shkojnë përtej këtyre reformave ose t’i bëjnë ato ndryshe, ata duhet të na thonë se si”.

Gajtner tha se nëse negociatat dështojnë, kjo do të jetë për shkak të intransigjencës së republikanëve.

\"E vetmja arsye është se një grup anëtarësh të Kongresit kanë vendosur ta bllokojnë marrëveshjen pasi duan të shkurtojnë taksat edhe për të pasurit, por kjo është diçka që ne nuk jemi në gjendje ta përballojmë”.

Republikanët thonë se ajo që po e bllokon marrëveshjen është këmbëngulja e Presidentit Barak Obama për ngritjen e taksave pa u angazhuar për shpenzime të ndjeshme. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Bojner tha se negociatat kanë ngecur.
 
\"Tani mund të them se ne nuk jemi asgjëkundi. Pikë, ne nuk jemi asgjëkundi”.
 
Vetëm një takim i drejtpërdrejtë është zhvilluar deri tani mes Presidentit Obama dhe udhëheqësve të Kongresit që nga zgjedhjet e muajit të kaluar. Shtëpia e Bardhë dhe stafi i Kongresit janë përpjekur të negociojnë për javë me radhë për të ngushtuar divergjencat.
 
Deficiti federal amerikan i kalon një trilionë dollarët në vit dhe borxhi kombëtar është mbi 16 trilionë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)