07 Maj 2025

SHBA ndalon përfitimet tregtare për Rusinë

Washington, 8 maj - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, planifikon t’i japë fund të drejtës së Rusisë për përfitime tregtare, bazuar në një program që ndihmon vendet në zhvillim.

Me këtë hap, Washingtoni do të ndëshkojë Rusinë për aneksimin e Krimesë dhe për rolin e saj në destabilizimin e Ukrainës lindore.

Obama ka njoftuar Kongresin se do të tërheqë qasjen e Rusisë në Sistemin e Përgjithësuar të Preferencave, program që përjashton vendet e privilegjuara nga tarifat për mallra të caktuara.

Rusia ka qenë përfituesja e nëntë më e madhe e këtij programi vitin e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)