SHBA ndalon investimet dhe eksport importet me Krimenë
Washington, 20 dhjetor - Presidenti amerikan Barak Obama nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv, për masa ndaluese kundër investimeve të reja në Krime dhe ndalimin e eksport-importit të mallrave, mjeteve teknologjike apo shërbimeve me rajonin ukrainas të aneksuar nga Rusia.
Presidenti amerikan nënvizoi se ka autorizuar sanksione kundër individëve dhe subjekteve që operojnë në Krime duke ngrirë asetet e tyre nën juridiksionin e SHBA-së, si dhe duke u mohuar hyrjen në SHBA.
Një ditë më parë, Bashkimi Europian ndaloi gjithashtu investimet e reja në Krime, duke frenuar kështu ndihmën europiane ndaj kërkimeve për naftë dhe gazin rus në Detin e Zi.