21 Prill 2025

SHBA: Monedha kineze mbetet shumë nën vlerë

Washington, 14 maj - Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew i kërkoi Kinës të lejojë forcat e tregut të luajnë një rol më të madh në përcaktimin e vlerës së juanit.
 
Zoti Lew i bëri këto komente sot në Pekin, në prag të takimeve me kryeministrin Li Keqiang dhe zëvendëskryeministrin Wang Yang.
 
Pekini tha në mars se do ta lejonte vlerën e juanit të luhatej më tepër kundrejt dollarit.
 
Washingtoni e mirëpriti këtë veprim, por Departamenti i Thesarit tha kohët e fundit se monedha kineze mbetet shumë nën vlerë.
 
Një juan më i dobët i bën mallrat kineze më të lira për amerikanët dhe i bën mallrat amerikane më të kushtueshme për kinezët, duke i dhënë avantazh eksporteve kineze.
 
Zoti Lew po ashtu i bëri thirrje Kinës t’i hapë më tepër tregjet për investitorët, duke thënë se SHBA duan një marrëdhënie tregtare më të hapur dhe më të balancuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)