SHBA mbështet Rusinë të anëtarësohet në OBT
Washington, 11 mars - SHBA-ja shprehu mbështetje për anëtarësimin e Rusisë në OBT. Zv-presidenti amerikan, Josef Baiden, po qëndron në Moskë, nga ku premtoi angazhimin e amerikan për çështjen.
Ndërkohë Presidenti rus Dimitry Medvedev, kërkoi që SHBA-ja ta nxisë përfundimin e bisedimeve brenda këtij viti, për anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Nga ana e saj Rusia, është gati të zhvillojë marrëdhënie strategjike me SHBA-në. Gatishmërinë e dha vetë Presidenti rus, Dimitry Medvedevi, pasi takoi zv-presidentin amerikan Josef Baiden, në rezidencën e tij presidenciale në Moskë.