09 Janar 2025

ShBA, markat e luksit padisin në gjykatë Alibaba-in

Manhattan, 18 maj - Disa kompani të prodhimit të markave të luksit paditën në një gjykatë federale të Manhattan-it kompaninë kineze Alibaba pasi lejon qëllimisht shitjen e mallrave të falsifikuar.

Në padinë e ngritur nga Gucci, Yves Saint Laurent dhe disa marka të tjera, thuhet se Alibaba-i ofron \"reklama në treg dhe shërbime të tjera të domosdoshme\" për shitjen e produkteve të falsifikuar.

Alibaba-i i ka hedhur poshtë akuzat duke shtuar se ka ndihmuar shumë kompani për të mbrojtur pronësinë intelektuale.

Kompania është kritikuar për lejimin e shitjes së produkteve të falsifikuar në platformat e saj edhe brenda vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)