SHBA lehtëson kufizimet ndaj eksporteve kubane
Washington, 27 janar - Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të lehtësojnë më tej kufizimet e eksportit dhe të turizmit me Kubën.
Departamenti i Thesarit deklaroi se sipas rregullave të reja, për projektet e miratuara të eksportit, SHBA-ja do të heqë disa barriera tregtare.
SHBA-ja do të ofrojë gjithashtu lehtësira për turizmin me Kubën, duke përfshirë heqjen e kufizimit të hapësirës ajrore. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi prej 27 janarit.