27 Dhjetor 2024

SHBA kundër tregtisë së Kinës

Washington, 17 shtator - Presidenti amerikan Barak Obama do të paraqesë sot një ankesë kundër tregtisë së Kinës mbi subvencionet që ajo i bën industrisë së makinave.

Zyrtarët e administratës thonë se zoti Obama do ta njoftojë këtë veprim gjatë një ndalesë fushatë në Ohajo, shtet industrial ku shumë fajësojnë Kinën për gjendjen e vështirë të industrisë në këtë shtet.

Administrata Obama thotë se \"ka nisur kërkesën për masa ndëshkimore kundër Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë\", sepse, Uashingtoni thotë se Pekini subvencionon në mënyrë të paligjshme eksportet e makinerive dhe të pjesëve të ndërrrimit.

SHBA thotë se kjo praktikë i vë prodhuesit amerikanë në një disavantazh konkurrues, që shoqërohet me mbylljen e vendeve të punës.

Njoftimi vjen ndërsa kandidati republikan për president Mitt Romney intensifikon kritikat ndaj qasjes që Obama i bën Kinës. Të dy kandidatët e kanë bërë Kinën çështje të fushatës së tyre zgjedhore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)