08 Janar 2025

SHBA kritikon Gjermaninë për stimulimin e tepruar të eksporteve

Washington, 7 nëntor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)-ja kritikon rreptë dhe fuqimisht Gjermaninë në lidhje me faktin e stimulimit të vazhdueshëm dhe të tepruar të eksporteve prej saj.

Kjo, sipas mendimit të ekspertëve amerikanë, rrit peshën e barrës mbi vendet më të dobëta të Evropës, të cilat e kanë të vështirë të rrisin aktivitetin e tyre ekonomik.

Politikat ekonomike të Gjermanisë i janë nënshtruar kritikës edhe në të kaluarën, por për herë të parë pretendimet në adresë të Berlinit janë artikuluar në mënyrë kaq të spikatur, të ashpër.

Pakënaqësinë e vet e shprehu Thesari Federal i Shteteve të Bashkuara. Në raportin e tyre ekspertët e Thesarit konfirmojnë se qeveria gjermane është duke shfrytëzuar situatën e krizës në Evropë për rritjen e vëllimit të eksporteve të veta duke forcuar, si rrjedhojë me këtë, pozitat e vendit në tregjet evropiane.

Një situatë e tillë çon në rritjen e barrës mbi shtetet ekonomikisht më të dobëta të eurozonës - në vend që të ndërmerren përpjekjet për të stimuluar aktivitetin e tyre vetiak ekonomik.

Ministria Gjermane e Ekonomisë tashmë i ka hedhur poshtë kritikat e amerikanëve, duke deklaruar se politika e Gjermanisë ka pikërisht për qëllim kapërcimin e krizës evropiane dhe krijimin themeleve të vërteta dhe jo spekulative për rritjen ekonomike.

Ja pikëpamja e analistit politik të Fondit të Shkencave dhe Politikës Hans-Henning Schrödere në lidhje me shkakun e vërtetë të kritikave të SHBA-së në adresë të Gjermanisë:

- Kjo mund të jetë plotësisht një kundërpërgjigje e SHBA-së ndaj historisë së bujshme me demaskimin publik të veprimtarisë së spiunazhit të NSA-së, i cili çoi në fillimin e një debati të mprehtë në shoqërinë gjermane dhe në rritjen e theksuar të prirjeve anti-amerikane.

Megjithatë, kritika e Shteteve të Bashkuara e ka një bërthamë racionale. FMN-ja në një raport të kohëve të fundit gjithashtu ka kritikuar ekspansionin e jashtëm ekonomik të Gjermanisë.

Përveç kësaj, është e qartë se palës amerikane nuk i vjen aspak për mide situata kur kapërcimin e krizës globale e lidhin si shumë me politikën e Sistemit Federal të Rezervave të SHBA-së (The Federal Reserve System, FRS): gjatë gjithë muajve të fundit buletinet evropiane tradicionalisht kanë përfshirë në vetvete jo dhe aq analizën e veprimeve të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) se sa përsiatjet mbi veprimin (apo mosveprimin) e Reserve Federale (FRS).

Përsa i përket raportit të forcave në Evropë, sondazhet e zhvilluara kanë dëshmuar një tendencë shumë interesante. Të dhënat e publikuara nga Agjencia Pew Research Center tregojnë se 69% e grekëve të anketuar nuk e quajnë gabim vënien në qarkullim të monedhës euros.

Dhe kjo përkundër faktit të zhytjes për të gjashtin vit radhazi të vendit në recesion të thellë, rënies drastike deri në 26% të PBB-së dhe papunësisë rekord të lartë, e cila aktualisht përbën 27%.

Nga ana tjetër, është plotësisht e qartë se pikërisht shuma mbi 200 miliardë €, që mori Greqia në formën e ndihmës financiare nga BE-ja dhe FMN-ja, në shumë gjëra dhe ndihmuan për të shmangur skenarin më tragjik të zhvillimit të situatës.

Si do të zhvillohet politika ekonomike e Evropës në të ardhmen? Aktualisht në tregjet globale vazhdon të ruhet pasiguria eksponenciale përkatësisht hapave të mëtejshëm të Bankës Qendrore Evropiane.

 "Ne presim që vendimi për një politikë më të butë monetare kreditore të BQE-së të merret në takimin e dhjetorit", - përçon Agjencia informative Reuters mendimin solidar të ekspertëve të kompanisë financiare britanike Barclays Capital. Kështu që evropianëve nuk i mbetet gjë tjetër tani veçse të bëjnë durim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)