SHBA jep 100 mijë dollarë donacion për Doganën e Kosovës
Prishtinë, 22 janar - Dogana e Kosovës të enjten ka pranuar një donacion prej 100 mijë dollarësh nga Qeveria e SHBA-ve përmes programit të EXBIS, kontrolli i eksportit dhe siguria kufitare.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se Dogana ka pranuar donacion e radhës që ndërlidhet me rritjen e sigurisë, pajisje të specializuara për monitorimin dhe incizimin e rasteve nga makinat patrulluese të njësive tona anti-kontrabandë.
Ky donacion kap vlerën e afër 100.000 dollarë amerikan. Falë donacioneve të cilat janë dhënë nga qeveria e SHBA-ve deri tani janë zbuluar dhe parandaluar një mori rastesh, ka theksuar Rafuna.
Këto pajisje do të rrisin fleksibilitetin dhe efikasitetin e punës në terren dhe si rezultat do të kenë rritjen e sigurisë në përgjithësi.