ShBA-ja do të vendosë tarifa për produkte të tjera nga BE-ja
Washington, 16 dhjetor - Shtetet e Bashkuara te Amerikes (ShBA) do të shtojë deri në 100 për qind tarifat për një grup tjetër produktesh nga Bashkimi Europian.
Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të Shteteve të Bashkuara ka publikuar një listë të mallrave shtesë europiane mbi të cilat do të vendosen tarifa, duke përfshirë uiskin irlandez e skocez dhe konjakun francez.
Organizata Botërore e Tregtisë tha në tetor se ShBA-ja mund të marrë kundërmasa ndaj mallrave dhe shërbimeve të BE-së deri në një vlerë prej rreth 7.5 miliardë dollarësh amerikanë në vit, si rezultat i mospërmbushjes nga BE-ja të vendimit të OBT-së lidhur me subvencionet qeveritare për "Airbus"-in.
Në të njëjtin muaj, ShBA-ja njoftoi një tarifë prej 10 për qind mbi aeroplanët e mëdhenj civilë dhe një tarifë 25 për qind për produktet bujqësore dhe produkte të tjera nga BE-ja.