ShBA-ja dhe Japonia nënshkruajnë marrëveshje të re tregtare
Washington, 27 shtator - Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe njoftuan "fazën e parë të një marrëveshje të re të jashtëzakonshme tregtare" mes dy vendeve.
Trump dhe Abe u takuan të mërkurën në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të përfunduar marrëveshjen tregtare dypalëshe.
Marrëveshja tregtare do të përqëndrohet në uljen e tarifave për mallrat bujqësore dhe industriale, duke përjashtuar automjetet.
Trump tha se marrëveshja do të hapë tregjet japoneze për produktet amerikane me vlerë rreth shtatë miliardë dollarë në vit.