SHBA: Inflacioni u ul gjatë muajit mars
Washington, 14 prill - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), inflacioni u ul pak gjatë muajit të marsit.
Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës thotë se çmimet u rritën 0.3 për qind në mars, një shifër pak më e ulët sesa ajo e muajit të kaluar.
Përveç sektorëve të paqendrueshëm si ai i artikujve ushqimorë dhe energjia, çmimet në përgjithësi u rritën vetëm 0.2 për qind.
Inflacioni i ulët i shton shanset që banka qendrore amerikane ti mbajë përqindjet e interesave të ulëta siç janë aktualisht.
Interesat e ulëta kanë si synim të stimulojnë ekonominë duke ua bërë më të thjeshtë bizneseve që të marrin hua për të blerë pajisje, të ndërtojnë fabrika dhe të punësojnë.