SHBA i kërkon OBT-së të shqyrtojë kufizimet e eksportit të Kinës

Gjenevë, 16 tetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i bëri thirrje Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) të shqyrtojë kufizimet e eksportit të Kinës të 11 lëndëve të papërpunuara.
Pala amerikane kërkon ngritjen e një paneli për zgjidhjen e kontestimeve dhe pretendon se Kina kufizon eksportin, detyrimet dhe kuotat e eksportit të 11 lëndëve të papërpunuara, ndër të cilat bakri dhe 9 lëndë të tjera.
Sipas Ministrisë kineze të Tregtisë, detyrimet dhe kuotat për 11 lëndët e para i shërbejnë mbrojtjes së burimeve të Kinës dhe mjedisit.
Në deklaratën e kësaj ministrie thuhet se kufizimet e Kinës kryhen sipas rregullave të OBT-së.