SHBA i garanton Rusisë marrëdhënie normale tregtare
Washington, 21 dhjetor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka nënshkruar një deklaratë për ti garantuar Rusisë edhe formalisht marrëdhënie të përhershme dhe normale tregtare.
Ky hap vjen pasi ligjvënësit amerikanë, këtë muaj, kanë votuar për heqjen e sanksioneve tregtare me Kremlinin, të cilat kanë datuar nga koha e Luftës së Ftohtë.
Nënshkrimi ceremonial i deklaratës po ashtu vjen një javë pasi Obama ka nënshkruar në ligj masën.
Me heqjen e përhershme të barrierave tregtare me Moskën, Shtetet e Bashkuara pritet të përfitojnë nga tregtia në rritje me Rusinë, që ofron sidomos anëtarësimi i saj në Organizatën Botërore të Tregtisë qysh në muajin gusht.