04 Janar 2025

SHBA fillon eksportin e gazit në Evropë

Lisbonë, 28 prill - Dërgesa e parë e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara mbërriti në Portugali, një zhvillim që mund të pengojnë dominimin e Rusisë në tregun evropian të gazit.

Çisterna amerikane Creole Spirit arriti të mërkurën herët në portin e Sines, në Portugali, me një ngarkesë nga kompania Cheniere Energjy me bazë në Hjuston të Teksasit.

Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe filluan zgjerimin e eksportit në tregjet jashtë vendit në fillim të këtij viti. Ndërsa kjo ishte ngarkesa e parë në Evropë, prodhuesit amerikanë kanë dërguar tashmë gaz në Argjentinë, Brazil dhe Indi.

Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë kanë mbyllur kanalet e zakonshme me të cilat Evropa merrte një të tretën e gazit të saj natyror, duke e lënë tregun e hapur për eksportuesit amerikanë. Firma Cheniere gjithashtu ka marrëveshje për dërgesa gazi në Francë dhe Britani në vitet e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)